Program qeveritar
Shprehje interesi për garanci shtetërore
Skema e garancisë shtetërore sipas VKM nr. 547, datë 9.7.2026.
Përpara se të filloni
- Shprehja e interesit kryhet në portalin e-Albania, ku identifikoheni me llogarinë tuaj qeveritare.
- Plotësimi zgjat rreth 15 minuta.
- Mund të shprehin interes bizneset me NIPT ekzistues dhe fermerët me NIPT fermeri.
- Do t’ju duhet NIPT-i ose kodi i fermerit, të dhënat bazë të biznesit dhe një përshkrim i shkurtër i investimit.
- Do të zgjidhni bankën tek e cila dëshironi të referohet rasti juaj.
- Nuk kërkohet ngarkim dokumentesh. Do të shënoni vetëm cilat dokumente dispononi, kopjet fizike dorëzohen pranë bankës.
- Pas dërgimit merrni një numër rasti me të cilin ndiqni ecurinë.
Shprehja e interesit online hapet së shpejti.
Formulari është duke u finalizuar në portalin e-Albania.
Formulari është duke u finalizuar në portalin e-Albania.
Për pyetje mbi programin, na kontaktoni në faqen e kontaktit.


